Humbjet me goleada, klubi i Luftëtarit merr vendim për trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 17:03

Humbjet me goleada, klubi i Luftëtarit merr vendim për trajnerin

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, deklaroi dorëheqjen pas ndeshjes në Vlorë. “Me këtë humbje e meritojmë vendin e fundit. U bë e vështirë të shohësh skuadrën që pëson 5-6 gola në çdo ndeshje, ndaj mbaj përgjegjësi dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time”, deklaroi Novi.
novi

Mirëpo, 24 orë më pas, drejtuesit e klubit bluzi nuk e kanë pranuar vendimin e trajnerit dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Luftëtarit deri në fund. “Presidenti nuk ia pranoi dorëheqjen trajnerit Novi. Ai do të vazhdojë të jetë trajner i Luftëtarit. Do vazhdojmë garën deri në fund duke promovuar lojtarë të rinj dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” administratori i klubit të Luftëtarit, Vangjel Çavo.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"