Humbjet e të mëdhenjve të Serisë A njëkohësisht, ja kur ishte hera e fundit që ndodhte. Milanistët urojnë të përsëritet historia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 23:10

Humbjet e të mëdhenjve të Serisë A njëkohësisht, ja kur ishte hera e fundit që ndodhte. Milanistët urojnë të përsëritet historia

Java e 7 e Serisë A ka dhuruar një statistikë të pazakontë për elitën e futbollit italian. Në të njëjtën ditë janë regjistruar me radhë humbjet e skuadrave të Interit, Juventusit, Romës dhe Milanit.

dfsdfsdfsdf

Interi u mund 3-1 nga Udineze, Juventusi 1-0 nga Monza, Roma 1-0 nga Atalanta dhe në fund Milani 2-1 nga Napoli. Për të gjetur përsëri një të dhënë të tillë, duhet kthyer në kohë në 13 shkurtin e vitit 1955, pasi ajo ishte hera e fundit kur të katër këto skuadra kishin humbur një ndeshje në të njëjtën ditë.

Në këtë rrethanë, ata që duhet të shpresojnë që historia të përsëritet duhet të jenë tifozët e Milanit, pasi ai edicion përfundoi me kuqezinjtë ne kreun e renditjes të Serisë A. Roma e mbylli e treta, Juventusi në vendin e 7 dhe Interi në vendin e 8.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"