Humbje të përgjysmuara, “Elliott” ringre Milanin/ Plani financiar i “Djallit” po jep frytet e papritura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 21:41

Humbje të përgjysmuara, “Elliott” ringre Milanin/ Plani financiar i “Djallit” po jep frytet e papritura

Skuadër konkurruese dhe llogaritë në gjendje të mirë, një kombinim që jo gjithmonë shkon si duhet në futboll. Megjithatë, fondi “Elliott” dhe klubi i Milanit po ia dalin mbanë.

Casa-Milan

Dalëngadalë, pas një periudhe të natyrshme përshtatjeje, “Djalli” i ri i ndërtuar nga çifti Maldini-Masara dhe i drejtuar nga Pioli, është rikthyer për të thënë fjalën e tij në kampionat dhe duke shkelur sërish terrenet e Ligës së Kampioneve.

MË SHUMË RENDIMENT, MË PAK KOSTO – Elliott i ka vendosur vetes një objektiv – të rikthejë Milanin në elitë – dhe do të bëjë gjithçka për ta arritur atë, por kryefjala mbetet e njëjtë: Qëndrueshmëri. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, e cila fokusohet në menaxhimin e shoqërisë me qendër në rrugën Aldo Rosi të Milanos, nga fondi në pronësi të familjes Singer, ringritja ecën paralelisht me paraqitjet në fushë.

Siç u përmend, Milani po lufton për tituull pavarësisht se ka rinovuar dhe “lehtësuar” borderonë. Me pak fjalë, këmbëngulja e Elliott-it, edhe pse me ulje-ngritje, po jep fryte.

Një tjetër shtyllë e ngjitjes do të jetë stadiumi i ri, një pjesë vendimtare për t’i lejuar klubit të shkëlqejë dhe t’i kthehet fitoreve, por në mënyrë të përgjegjshme. Puna e bërë vitet e fundit nga drejtuesi, administratori është gjithashtu e mirë. Gazidhis: Bilanci i fundit ka qenë një minus i konsiderueshëm, 96 milionë euro, por humbjet janë të përgjysmuara në krahasim me sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"