Humbje që në ndeshjen e dytë në drejtimin e Spanjës, De La Fuente: Do bëja përsëri të njëjtat zgjedhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 23:41

Humbje që në ndeshjen e dytë në drejtimin e Spanjës, De La Fuente: Do bëja përsëri të njëjtat zgjedhje

Luis De La Fuente nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në stolin e kombëtares së Spanjës. Tekniku i cili pasoi Luis Enriken, pësoi humbjen e parë që në ndeshjen e dytë në drejtim, duke u mposhtur 2-0 në Skoci nga vendasit në kualifikueset e Euro 2024.

sadsadsadsadsa

“Është një humbje e dhimbshme. Duke analizuar lojën, mendon se janë bërë gjëra mjaft mirë për të ndryshuar rezultatin. Unë do t’i mbaj ato gjëra pozitive, por ka ende shumë për të përmirësuar. Jam i kënaqur me sjelljen e djemve.

Në këtë nivel të lartë çdo gabim të penalizon. Dy aksidente, por nuk duhet të fajësosh lojtarët për asgjë. Shërben si një përvojë që çdo detaj ndryshon ekuilibrin. Por pjesa e parë ishte ajo që bie më shumë në sy.

Mund të ndryshosh gjithmonë gjërat dhe të përmirësohesh. Duhet punuar më shumë. Lojtarët e kanë interpretuar shumë mirë idenë dhe i kam parë të identifikohen me të.

A do bëja përsëri të njëjtën listë? Sigurisht. Ata që përbëjnë këtë grup, vë bast për ta një dhe një mijë herë”, tha De La Fuente pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"