Humbje që e largon nga titulli, Shehi: Të mendojmë për fitoren, e mbështes deklaratën e Gjicit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 20:30

Humbje që e largon nga titulli, Shehi: Të mendojmë për fitoren, e mbështes deklaratën e Gjicit

Trajneri i Kukësit Orges Shehi u shpreh i dëshpëruar për humbjen kundër Skënderbeut me rezultatin 2-1.

bandicam 2020-03-09 20-24-47-986

Për “Supersport”, Shehi thekson se synimi krysor i skuadrës është rikthimi te fitorja. Ai arsyetoi se ekipi gaboi në topat e falur ndaj kundërshtarit, ndërsa mbështeti deklaratën e Gjicit, se në rast se nuk fiton titullin, ai do të largohet. Skuadra verilindore ndodhet tashmë 9 pikë larg Tiranës së vendit të parë, duke vështirësuar garën për titull.

“Kukësi e nisi me gabime – Falëm topa, kjo është për të ardhur keq. U ndëshkuam nga ato nga topat që falëm. Ishin gola të evitueshëm, tentuam me të gjitha forcat, pornuk ia dolëm.

Titulli – Tani të kthehemi te fitorja. Kur nuk fiton, je në krizë besimi. Tani lojtarët janë të ngarkuar. Objektivi është fitorja e ndeshjes së radhës.

Ka mundësi Kukësi të zëvendësojë të futbollistët – Musolli nuk është stërvitur 100 përqind. Na u desh ta kishim në fushë, sepse alternativat I kemi të cunguara. Në pjesën e parë, Abazaj nuk ishte në pozicionin natyral. Do të doja të kisha më shumë futbollistë në formacion. Shkurtaj është pika jonë e referimit. Alternativat janë të pakta. Musoll doli sot për arsye dëmtimi.

Humbje në fushën e ish-skuadrës së tij Skënderbeu- Sigurisht, meritonim të merrnim pak më shumë. Pësuam gola të evitueshëm.

Gjici – Personalisht ,respektoj deklaratën e tij .Presidenti ka të drejtën ekzkluzive.

Titulli – Titulli është objektiv”, përfundoi Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"