Humbje me lojë të dobët, por Skënderbeu ka shpresë falë autogolit të çekëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2017 | 18:36

Humbje me lojë të dobët, por Skënderbeu ka shpresë falë autogolit të çekëve (VIDEO)

Skënderbeu mori një humbje me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës përballë Mllada Boleslavit në Çeki. Korçarët nuk arritën t’i bënin ballë forcës së skuadrës kundërshtare teksa dhuruan një paraqitje të dobët në fushën e lojës.

 

mllada skenderbeu

Mllada kaloi në avantazh në minutën e 42-të me anë të Shramostës pas një gabimi të Micit i cili nuk largoi dot si duhet një top brenda zonës. Skënderbeu arriti të barazonte shifrat në minutën e 86 pasi një goditje nga jashtë zonës e Latifit u devijua në rrjetë nga Çmovsh. Megjithatë gëzimi i korçarëve nuk zgjati më shumë se 1 minutë pasi Janosh kaloi sërish Mlladën në avantazh duke realizuar një supergol me thembër.

Pavavërisht humbjes, korçarët mbeten me shpresa për t’u kualifikuar në “play off” duke qenë se një javë më vonë në “Elbasan Arena” i mjafton një fitore 1-0. Goli në fushë të huaj mund të rezultojë vendimtar për vazhdimësinë e Skënderbeut në Ligën e Europës.

Komenti minutë pas minute

90+3′ Përfundon takimi.

88′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Osmani, në fushë Dita.

janosh

87′ Janosh shënon një supergol për Mlladën pas një goditjeje me thembër në brendësi të zonës.

87′ Mllada Boleslav kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Membrahtu, në fushë Komliçenko.

skenderbeu

86′ Shënon Skënderbeu. Latifi tenton me një goditje nga jashtë zonës dhe topi devijohet nga mbrojtësi Çmovsh i Mlladës duke përfunduar në rrjetë.

84′ Gavazaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

81′ Shkodra ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi kontrollohet pa vështirësi nga portieri Divish.

80′ Membrahtu lë pas mbrojtësat korçarë në një duel shpejtësie dhe futet në zonë duke tentuar portën, por goditja e tij e rrezikshme ndalet nga Shehi.

78′ Mllada Boleslav kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Prikril, në fushë Janosh.

78′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Muzaka, në fushë Shkodra.

77′ Membrahtu tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Shehi kontrollon pa problem topin.

75′ Membrahtu tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

72′ Gavazaj tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

71′ Radas ndëshkohet me karton të verdhë pas një reagimi nervoz ndaj kundërshtarit i cili shkaktoi faull.

68′ Mllada Boleslav kryen zëvendësimin e parë. Largohet Shramosta, në fushë Magera.

67′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Taku, në fushë Muzaka.

63′ Plaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

61′ Membrahtu tenton me një goditje të rrezikshme me kokë brenda zonës, por topi del jashtë ngjitur me shtyllën.

53′ Matejovski tenton me një goditje nga larg, por Shehi kontrollon topin duke larguar rrezikun.

51′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të pjesës së dytë teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.

46′ Fillon pjesa e dytë. Mllada Boleslav luan topin e parë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Nimaga ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

shramosta

42′ Mllada Boleslav kalon në avantazh. Mici gabon me largimin e topit brenda zonës, duke i dhënë një mundësi të artë Shramostës i cili i vetëm përballë Shehit ka realizuar pa vështirësi një penallti në lëvizje.

33′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.

21′ Rada tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi ndalet në traversë. Latifi më pas bën një kundërsulm të rrezikshëm individual, por pengohet në hyrje të zonës dhe arbitri akordon faull për Skënderbeun.

13′ Gabim i mbrojtjes së Skënderbeut dhe Golgol Membrahtu del i vetëm përballë Shehit duke patur një rast të artë, por topi i goditur prej tij prek trupin e portierit të korçarëve dhe devijohet në goditje këndi.

12′ Nimaga tenton me një goditje nga jashtë zonës, por portieri Divish kontrollon topin pa asnjë problem.

6′ Shramosta tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Shehi reagon në kohën e duhur duke grushtuar topin për ta devijuar në goditje këndi.

2′ Shramosta nuk arrin të devijojë dot si duhet brenda zonës dhe Shehi largon rrezikun duke kontrolluar topin.

1′ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

MLLADA BOLESLAV – SKËNDERBEU 2-1
Shramosta 42′, Janosh 87′ / Çmovsh (a.g.) 86′

Mllada Boleslav: Divish, Fabian, Dagllas, Çmovsh, Fleishman, Prikril (Janosh 78′), Matejovski, Rada, Maresh, Golgol Mebrahtu, Shramosta (Magera 68′)
Trajner: Dushan Uhrin

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka (Shkodra 78′), Osmani, Nimaga, Taku (Gavazaj 67′), Plaku, Latifi
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Alan Mario Sant (Maltë)

KV: Nimaga 45+1′, Plaku 63′, Radas 71′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"