Humbje me 8 gola kundër Apolonisë, Bizhdili mendon për sezonin e ri: Po ndjekim tregun e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 17:54

Humbje me 8 gola kundër Apolonisë, Bizhdili mendon për sezonin e ri: Po ndjekim tregun e Kosovës

Besa u mund me shi frat 8-5 nga Apolonia, duke sigluar humbjen e dytë më tepruese në histori (e fundit në vitin 1993, që u korrespondon kampionateve elitare të paraçlirimit). E megjithatë, Nexhat Bizhdili nuk e ka bërë dramë. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, presidenti thekon se rezultati është i pranueshëm kur sheh kontingjentin.
Bizhdili-2

“Për shkak të diferencës së madhe në pikë, Besa e ka të pamundur të rivalizojë me tri skuadrat e tjera të Grupit B në fazën ‘play off’. Ekipi bindi me Pogradecin në Shijak dhe unë e shpërbleva, por çuditërisht pas asaj ndeshjeje futbollistët tanë kryesorë, të cilëve u kanë skaduar kontratat, kanë kërkuar të tjera para e bonuse, me të cilat as kam qenë e as do të jem dakord. Të vendosur para kësaj situate, vendosëm që të plotësoheshim me të rinj të talentuar. U përforcuam edhe me elementët më cilësorë nga U-17 dhe U19. Në këtë kontekst, gjykoj që si në Lushnjë ashtu dhe në Fier ra dukshëm pretendimi ynë për rezultat. Deri në fund të këtij sezoni, jemi të detyruar të përdorim këtë grup, për të cilët mendojmë se do të jenë të aftë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në skuadrën e sezonit të ri. Thënë hapur, kemi nisur të mendojmë që tani për perspektivën e këtyre talenteve, por jo vetëm”, u shpreh fillimisht numri një i klubit verdhezi.
besa

MERKATO
Presidenti po mendon për merkaton që tani, aq sa konfirmon se i ka piketuar të parët. “Me largimet e shumta të futbollistëve, po piketojmë afrimet e merkatos së verës. Besa e sezonit të ardhshëm do ta nisë punën shpejt dhe me një grup të harmonizuar. Me këtë plan, do të pretendojmë rikthimin tonë në elitë. Gjatë afro dy dekadave që jam në krye të Besës, kurrë nuk jam ndier i mërzitur dhe as i lodhur nga situata të tilla, që disa futbollistë e kanë të vështirë t’i pranojnë. Merkato do të thotë mundësi e shanse. Nga kjo pikëpamje, duke dëgjuar edhe sugjerimet e drejtuesve teknikë të stafit, mendoj se merkatoja jonë do të ecë në drejtimin e duhur për t’u kompletuar me lojtarë. Opsion i përhershëm për Besën, dhe këtë e dinë të gjithë, ka qenë tregu kosovar. Nga ekipet e qytetet e ndryshme të Kosovës vazhdimisht kemi pikasur lojtarë të mirë, që mund të përshtaten shpejt në Kavajë. Këta futbollistë janë të disiplinuar e korrektë në raportet profesionale dhe është më e thjeshtë për të ndërtuar ura komunikimi e bashkëpunimi më të sigurta. Natyrisht, nuk do të heqim kurrë dorë edhe nga tregu vendës dhe konkretisht, lojtarë të spikatur nga Kategoria e Parë nga të dyja grupet. Madje, disa emra i kemi ‘kopsitur’ që tani. Mjafton që merkatoja të ketë rëndësinë madhore për të ndërtuar një skuadër në nivele konkurruese, pasi pritet që sezoni i ardhshëm të jetë vërtet edhe më i vështirë”, përfundoi Bizhdili.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"