Humbje me 5 gola, shtang Niko Kovaç: Nuk e di nëse do jem më trajner i Bajernit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 9:56

Humbje me 5 gola, shtang Niko Kovaç: Nuk e di nëse do jem më trajner i Bajernit!

Një humbje e paparashikueshme për trajnerin e Bajernit, Niko Kovaç, i cili pas ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij tha se Bajerni u kushtëzua shumë nga dalja me kartonë të kuq të Zherom Boateng në minutën e 9-të të ndeshjes.

niko kovac

“Është një situatë shumë e vështirë. Pas vetëm 9 minutave lojë, u detyruam të luanim me një lojtar më pak. Edhe pse ishim në disavantazh të dy golave, arritëm të bënim një pjesë të parë shumë të mirë, – tha Kovaç. – Por në 45 minutat e dyta u ndëshkuam menjëherë duke ia vështirësuar më shumë punën vetes. Edhe sot (dje) humbëm shumë topa në mesin e fushës, duke ia bërë më të lehtë kundërshtarit. Ashtu si dhe në ndeshjet e kaluara, lojtarët bënë shumë gabime individuale duke i lejuar shumë hapësirë skuadrës tjetër. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin”.

E ARDHMJA

Ndërkohë në Mynih, tifozë të shumtë të skuadrës bavareze janë duke menduar për zëvendësuesin e kroatit që me shumë mundësi mund t’i thotë lamtumirë klubit gjerman. Por Kovaç nuk kërkon të dalë në konkluzione dhe shprehet se nuk e mendon një largim nga kampionët. “Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Ajo çfarë mendoj unë nuk ka shumë rëndësi në këto momente. Ju (gazetarët) duhet të pyesni ata persona që janë përgjegjës për emërimin e trajnerëve, jo mua”.

NDESHJA

Humbja 5-1 është pa dyshim nga më të thellat në historinë e klubit më të titulluar në Gjermani. Kovaç tha pas ndeshjes se ai nuk e kishte menduar kurrsesi një disfatë kaq të thellë.

“Ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kishim menduar. Edhe pse ishim me një lojtar më pak, skuadra nuk duhet të shpërfytyrohej në atë mënyrë. Është një zhgënjim i madh. Por ju garantoj që ashtu si dhe në sezonin e kaluar, edhe tani nuk do të dorëzohem për asnjë minutë. Jam këtu për një qëllim, të fitoj sa më shumë trofe. Sezoni është ende i gjatë. Ndeshja e ardhshme do të jetë shumë përcaktuese për sa i përket ecurisë në kampionat”, tha Kovaç i dëshpëruar. Vlen për t’u theksuar heshtja e drejtuesve Hënes-Rumenige, të cilët kurrsesi nuk mund të kënaqen me një paraqitje të tillë. Rumenige nuk është një tifoz i kroatit që kur erdhi te Bajerni, duke bërë që Kovaç të rrezikojë shkarkimin nga dita në ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"