Humbje katastrofike, Kombëtarja U-19 e femrave shpartallohet nga Spanja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 16:40

Humbje katastrofike, Kombëtarja U-19 e femrave shpartallohet nga Spanja

Kombëtarja U-19 e femrave ka pësuar një humbje katastrofike me rezultatin 8-0 ndaj Spanjës, në takimin e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit. Kjo sfidë ishte e vlefshme për eliminatoret e Europianit të futbollit të femrave të moshave deri në 19 vjeç.

Femrat

Vajzat e drejtuara nga Nevi Dede bëjnë pjesë në grupin e 4-t së bashku me Spanjën, Azerbajxhanin dhe Ukrainën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 6-0 për iberiket, ndërsa në të dytën rezultati i thellua në 8-0.

Edhe pse humbja ishte e pritshme pasi Spanja është kokë grupi dhe dallon nga kundërshtaret e tjera të grupit, rezultati është  i papranueshëm. Ndeshjen e radhës, Kombëtarja U-19 e femrave do ta zhvillojë në datën 28 tetor përballë Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"