Humbje katastrofike, Flamurtari largohet me turp nga “UEFA Futsal Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2017 | 10:58

Humbje katastrofike, Flamurtari largohet me turp nga “UEFA Futsal Cup”

Flamurtari, kampionia e futsallës shqiptare e mbyll me turp raundin paraeliminator të “UEFA Futsal Cup”. Tre ndeshje, po kaq humbje të pësuara. Por më e dhimbshme është edhe disfatat e thella.

Flamurtari

Në ndeshjen përmbyllëse të vlefshme për Grupin E, ndeshjet e së cilës u luajtën në Mostar të Bosnjë Hercegovinës, vlonjatët e sallës u shpërfytyruan me rezultatin 12-0, duke e mbyllur të fundit në grup me zero pikë. Skuadra shqiptare ka qenë totalisht inekzistente përballë të zotëve të shtëpisë.

Flamurtari futsall

Jo vetëm që nuk shënuan golin e nderit, por Flamurtari provoi vetëm një herë brenda kuadratit të rivalëve, ndaj “furisë” prej 36 tentativave të skuadrës boshnjake në portën e Xhyherit. Historia u mbyll që në pjesën e parë e fituar 7-0, ndërsa 5 gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

Flamurtari

Kështu pjesëmarrja e Flamurtarit në Kupat e Europës ka qenë më tepër një shëtitje, çka e konfirmoi edhe bilanci 0 fitore, 0 barazime, 3 humbje dhe 28 gola të pësuar ndaj pesë të shënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"