“Humbje e pamerituar”, Kahn: Për çështjen “Flik” do të flasim në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 14:32

“Humbje e pamerituar”, Kahn: Për çështjen “Flik” do të flasim në…

Ish-kapiteni i Bajernit, aktualisht anëtar i bordit drejtues në skuadrën gjermane, Oliver Kahn, tha pas ndeshjes dramatike ndaj Parisit se skuadra e tij nuk meritonte kurrsesi të humbiste mbrëmjen e së mërkurës.

kahn

“Nuk kam fjalë, pësuam gol që në start dhe më pas arritëm të barazonim në mënyrë spektakolare. Por, në fund ata shënuan sërish dhe ne nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e pastra që kishim. Humbja ishte e tepërt.

Flik? Nuk e di se çfarë do të bëjë, ai kërkon të fokusohet te sezoni i tanishëm. Për atë që vjen do të flasim më vonë. Është ende herët për të bërë parashikime”, tha Oliver Kahn për mediat gjermane pas disfatës në shtëpi ndaj francezëve të Parisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"