“Humbje e pamerituar”, Edi Martini: Këta lojtarë kam, do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 19:21

“Humbje e pamerituar”, Edi Martini: Këta lojtarë kam, do të…

Teuta u mposht në sekondat e fundit ndaj Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës durrsake Edi Martini foli për “Gol pas Goli” pas ndeshjes, ku u shpreh:

bandicam 2020-06-07 19-17-25-872

“Ishte ndeshje që nuk duhet të humbej. Një pikë ishte e vlefshme për moralin e skuadrës. Nuk e meritonim të humbim. U dënuam nga një gabim në fundin e ndeshjes. Humbëm shumë energji. Forca sulmuese na ra. Lojtarët luajtën mirë në përgjithësi, edhe pse nuk kishin forcën e duhur para portës.

Kemi mungesë golash nga sulmuesit. Kjo ndeshje e sotme, plus mungesës së Kallakut që u kthye shumë mbrapa na dëmtoi në fazën ofesnive. Nuk funksionoi ashtu siç duhet. Një humbje e pamerituar.

Ne kemi veratikalizuar me Kallakun në pjesën sulmuese. Na mungoi loja vertikale e Çyrbjas. Është një fizionomi loje që është krijuar më përpara. Problemi kryesor është te lojtarët. Këta lojtarë kemi me këta do të luftojmë. Zëvendësimet e kemi me pikatore. Nuk kemi çfarë të justifikohemi, do vazhdojmë përpara dhe të shikojmë objektivin që kemi”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"