Humbje e madhe për kombëtaren e Francës, përgjigjet dhe kapiteni i “Gjelave”: Nuk e pres Pogbanë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 13:48

Humbje e madhe për kombëtaren e Francës, përgjigjet dhe kapiteni i “Gjelave”: Nuk e pres Pogbanë në Botëror

Hugo Loris festoi fitoren e parë të Totenhemit në Ligën e Kampioneve kundër Marsejës, por ndërkohë lidhur me Botërorin e Katarit, ku u pyet për faktin se Francës mund t’i mungojë një si Pol Pogba, portieri pati një reagim të ftohtë.

loris pogba

“E kam ndjekur dhe kam komunikuar me Polin. Madje duke parë dëmtimin e tij mendoj se mundësitë që ai të jetë me ne në Kupën e Botës janë kompromentuar. Më vjen keq, sepse të të mungojë një si Pogba është një humbje shumë e madhe. Si shok skuadre dhe si mik uroj që ai të rikuperohet deri atëherë, por nëntori është shumë afër dhe nuk e di nëse do të mund të kapë formën, pas dy muajve pa u stërvitur”, tha “gardiani” titullar i bluve.

Pol Pogba u operua pas dëmtimit që mori në fillim të sezonit dhe kjo pritet që ta mbajë atë jashtë Botërorit të Katarit, që do të jetë një humbje e madhe për kampionët e botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"