Humbja turpëruese ndaj Brentfordit, Ten Hag merr një vendim drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 16:33

Humbja turpëruese ndaj Brentfordit, Ten Hag merr një vendim drastik

Situata te Mançester Junajtid duket tepër e zymtë, pas 2 humbjeve në 2 javët e para të Premier Ligës angleze. Ten Hag ka reaguar menjëherë pas rezultatit të tmerrshëm, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 4-0 ndaj Brentfordit duke marrë përgjegjësitë e humbjes.

erik

Zakonisht lojtarët e kanë pushim ditën pas ndeshjeve, mirëpo trajneri holandez ua anuloi ditën e pushimit lojtarëve të tij dhe i detyroi të mbanin një seancë stërvitore të paplanifikuar më herët. Sipas gazetarit Paul Hirst, Ten Hag u “shfrye” ndaj lojtarëve pas performancës së djeshme dhe më pas i detyroi të shkonin në stërvitje.

Vlen të theksohet se në javën e ardhshme, “Djajtë e Kuq” do të ndeshen me Liverpulin, një malore e fortë në letër, teksa një tjetër humbje do ta thellonte akoma më shumë krizën e rëndë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"