Humbja në shtëpi, Gatuzo: Juventusi në një nivel me Barçën dhe Sitin, Higuain duhet t’i kërkojë falje arbitrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 23:52

Humbja në shtëpi, Gatuzo: Juventusi në një nivel me Barçën dhe Sitin, Higuain duhet t’i kërkojë falje arbitrit

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli për mikrofonin e “Sky Sport” pas ndeshjes ndaj Juventusit, ku pavarësisht humbjes, tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me atë çka skuadra dha në fushën e lojës. Gatuzo komentoi gjithashtu edhe kartonin e kuq të marrë nga Higuain.

Gatuzo

“Nuk duhet të mundohemi të gjejmë alibi, as te kartoni i dytë i verdhë i mundshëm i Benatiasë dhe as te mungesat.   Sot jemi përballur me një skuadër që ishte më e fortë se ne, e ndërtuar për të fituar gjatë viteve dhe që tani është ndoshta skuadra më e fortë në Europë në të njëjtin nivel me Barcelonën dhe Mançester Sitin.

Dallimi është vënë re, por unë e pëlqej ekipin tim. Bëmë atë që duhet të bënim, por ishim naivë në golin e dytë. Juve nuk na shkatërroi. Luajtëm mirë në disa momente, por Juve është në një nivel tjetër dhe duhet ta pranojmë këtë. Mbase penalltia do të kishte ndryshuar diçka, por vuajtëm ndaj fizikalitetit dhe shpejtësisë së tyre. Ndoshta nuk jemi gati ende për të mbajtur 90 minuta me të njëjtin ritëm.

Higuain? Shpresoj që Pipita t’i kërkojë falje arbitrit për sjelljen e tij. Ai duhet të mësojë si të kontrollojë veten. E pashë që kishte shumë presion mbi shpatulla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"