Humbja në shtëpi, Ardjan Abazaj: Turp, nuk besoj se Besa do luajë njësoj ndeshjen tjetër?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 23:45

Humbja në shtëpi, Ardjan Abazaj: Turp, nuk besoj se Besa do luajë njësoj ndeshjen tjetër?

Ardjan Abazaj e ka me gjykimin. Ai ka pretendimet e veta për një penallti dhe për këtë motiv nuk kursen askënd, madje as Besën. Ai ka dyshime që kavajasit do të luajnë me të njëjtën grintë në takimin e radhës me Tomorin.

Abazaj

“Kështu nuk mund të luhet futboll. Është një turp i madh. Një kundërshtar që luajti jo më shumë se 60 minuta, një gjyqtar që na ka ndëshkuar në shumë momente. Do të uroja të shikoja ekipin e Besës të luante kështu me ekipin kundërshtar të radhës, por jam i bindur se kjo nuk do të ndodhë.

Gjithsesi, ne jemi në luftë për vendin e dytë dhe e kemi disi të vështirë të luftojmë për vendin e parë. Por, në këto kushte, ju siguroj se Pogradeci nuk e prish garën. Ne nuk jemi dhe as do të jemi pjesë e asnjë aleance”, deklaroi trajneri i liqenorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"