Humbja në sekondat e fundit ndaj Kukësit, Mërgjyshi: Ishte një ndeshje reklamë, të fitojmë me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 19:40

Humbja në sekondat e fundit ndaj Kukësit, Mërgjyshi: Ishte një ndeshje reklamë, të fitojmë me Lushnjën

Apoloni u mposht në sekondat e fundit, në sfidën ndaj Kukësit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i fierakëve, Artan Mërgjyshi, foli me superlativa, duke deklaruar:

bandicam 2020-06-11 19-34-34-638

“Është për të ardhur keq, e kishim vlerësuar maksimalisht këtë ndeshjen, pavarësisht se objektiv kemi kampionatin. Donim të bënim një ndeshje të mirë, për të promovuar lojtarët. Është një ndeshje reklamë. Ishte ndeshje agresive. Kukësi është skuadër superiore në letë. I provuam shanset tona. Në pjesën e dytë kemi bërë mirë dhe kishim mundësi për të kaluar ne në avantazh. Goli na motivon për ndeshjet e radhës.

Ndeshja ndaj Lushnjës do të jetë ndeshje tjetër, do të ndryshojnë rrethanat. Me Lushnjën duhet vetëm të fitojmë. Lushnja ka lojtarë me shumë eksperiencë, ne kemi më shumë dinamizëm, energji, ego. Duhet ta shfrytëzojmë për të marrë maksimumin, nuk kemi rrugë tjetër.

Këtu bëhet një punë e mirë. 70 % e ekipit kanë qenë pjesë e akademisë, Sota, Mihana, Gjata, etj. Bëhet një punë e mirë. Janë lojtarë premtues që unë besoj shumë se dhe në Superiore nuk kanë ndonjë diferencë. Skuadra shprehet mirë, ka besim, dëshirë, grintë dhe luan si e barabartë.

Gjëja e mirë këtu është që lojtarët janë më kontrata afatgjate. Nuk largohet asnjë lojtarë, përveç atyre që mund të shiten. Sot kishim edhe 2 mungesa kryesore. U plotësuam me lojtarë të U-19. Në qoftë se do të arrijmë në Superiore do të ndërhyjmë dhe do të forcojmë skuadrën. Kemi nevojë për lojtarë me eksperiencë. Si sot na ka ndodhur edhe në ndeshje të tjera. Duhen lojtarë me eksperiencë”, u shpreh Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"