Humbja në Sarandë, shpërthen kapiteni i Skraparit: Arbitrin kam për ta hedhur nga Kalaja e Beratit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 22:53

Humbja në Sarandë, shpërthen kapiteni i Skraparit: Arbitrin kam për ta hedhur nga Kalaja e Beratit

Skrapari u mposht nga Butrinti në transfertë me rezultatin 1-0, teksa lojtarët e skuadrës mike kanë pretendime për gjykimin. Nëpërmjet një komenti në “Facebook”, kapiteni i Skraparit, Fatjon Karamani, ka shpërthyer ndaj gjyqtarit Kristi Hoxha nga Gjirokastra duke e kërcënuar se në rast se vjen në Skrapar do e hedhë nga Tabja (Kulla) e Kalasë së Beratit.

Karamani44

Reagimi i  Fatjon Karamanit:

“Ai lloj arbitri qw arbitroj në Sarandë vetëm mos ardhtë njëherë të vetme në Skrapar. Vetëm të lutem të lutem dinte të thoshte se lojën e beri si donte. Si motër*** ishte. Kam kaq kohë që shoh e luaj futboll dhe kam parë lloj lloj arbitrash nga më të ndryshëm, por si ky sot nuk ka bërë vaki.

Kam marrë dhe penallti kundra e pro , por ta ulesh topin me dorë e ta marrësh me dorë dhe të japi penallti kundra kjo s’më kishte ndodhur. Gjithsesi bravo atij arbitrit dhe i uroj shumë suksese në ndeshje të tjera, por po erdhi në Skrapar kam për ta hedhur nga Tabja e Kalasë së Beratit”, shkruan Karamani.

Karamani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"