Humbja në miqësore, trajneri Kanarsa: Kuptova ku çalon ekipi, të rinjtë kanë dëshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2021 | 20:41

Humbja në miqësore, trajneri Kanarsa: Kuptova ku çalon ekipi, të rinjtë kanë dëshirë

Juriy Kanarsa ka vetëm 5 ditë në krye të Apolonisë dhe kjo miqësore ishte e para për të. Ende nuk e njeh siç duhet skuadrën që do të drejtojë dhe ndeshja me Bylisin e ka ndihmuar ndjeshëm në këtë aspekt. Ka krijuar një ide më të qartë mbi konceptin e lojës dhe mbi cilësitë e lojtarëve të tij.

Juriy KANARSA

Këtë e pohon edhe vetë trajneri gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” pas testit që u zhvillua të shtunën. Italiani e pranon që ekipi çalon, megjithatë paralajmëron se miqësoret e ardhshme do ta ndihmojnë që të konsolidojnë skuadrën.

“Na ka shërbyer kjo miqësore, sepse njohim më mirë ekipin. E kemi më të qartë se ku çalon skuadra dhe ku ka nevojë për përmirësime. Kemi shumë lojtarë të rinj, me perspektivë, por pa përvojë, të cilët kanë dëshirë, por që u duhet shumë punë për të arritur parametrat e duhur në çdo aspekt.

Do të vazhdojmë punën dhe kam besim të plotë që do të krijojmë ekipin e duhur brenda kohës së duhur. Do të zhvillojmë dhe ndeshje të tjera miqësore, të cilat do të na shërbejnë për ta rritur skuadrën dhe lojtarët e rinj”, përfundoi numri një i pankinës fierake, i cili zëvendësoi në detyrë të larguarin Manuele Blazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"