Humbja në miqësore me Besën, trajneri i Lushnjes: Mund të largohen dhe ata që kanë firmosur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 15:17

Humbja në miqësore me Besën, trajneri i Lushnjes: Mund të largohen dhe ata që kanë firmosur!

Ilir Gjyla luajti me dy formacione dhe duhet thënë që kjo miqësore i shërbeu ndjeshëm. Nëse 11-shja e pjesës së parë la shumë për të dëshiruar, pas pushimit diçka u rregullua. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës tha:

Ilir Gjyla

“Ishte hera e fundit që luajmë me dy formacione. Ne kemi bërë një skuadër, por doja të bindja veten dhe të tjerët. E bëra qëllimisht këtë zgjedhje. Në ekip kemi 6-7 futbollistë që ndodhen pasi nuk ka të tjerë. Mua më vjen keq për këtë dhe nuk mund të mburrem. Mirëpo, kampionati nuk mund të vazhdohet dot me 13-14 futbollistë.

Ne do të mundohemi dhe jemi në kërkim. Na duhen edhe 2-3 afrime për të përballuar të gjithë garës. Unë kam 25 vetë dhe normalisht do t’i fus, do t’i shikoj dhe provoj. Megjithatë, duhet të pranojmë edhe një gjë tjetër: futbollistët i kemi të ngarkuar. Kemi bërë një javë shumë të ngjeshur. Nuk është çështje e ndeshjeve, por përgatitjes fizike. Edhe kjo është e domosdoshme, pasi duhet të përballojmë kampionatin. Mua më vjen keq sepse nuk fola për futbollistë që na kanë ardhur tani nga të rinjtë. Edhe këta lënë shumë për të dëshiruar. Unë e pata thënë që nuk ka asnjë, por i marrim si lushnjarë. Por, ajo që më vjen më shumë keq është që ka futbollistë që kanë 3-4 vjet, që rrinë te Lushnja dhe nuk kanë bërë përpara.

Por, kanë bërë vendnumëro ose prapa. Mirëpo, deri kur mund të vazhdosh kështu. Gjithsesi, është shpejt për të folur. Ne për këtë punë jemi. Do t’i stërvitin çunat. Do të nisemi të hënën (16 gusht) për në Përmet. Do të mundohemi të përforcohemi me 2-3 futbollistë. Ata që na duhen, sepse kemi 2-3 vende bosh. Me të vërtetë kemi firmosur me disa futbollistë, por nuk janë federuar. Mund t’i heqim, nëse do të gjejmë futbollistë më cilësorë. Atëherë do të ketë futbollistë që do të largohen nga skuadra. Begaj ishte në provë dhe nuk e kaloi provën”, deklaroi trajneri Gjyla.

A.ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"