“Humbja në minutat e fundit të dhemb”, Tetova: Pjesën e parë ishim superior, por në të dytën humbëm përqendrimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 21:46

“Humbja në minutat e fundit të dhemb”, Tetova: Pjesën e parë ishim superior, por në të dytën humbëm përqendrimin

Egnatia pësoi një humbje me përmbysje përballë Partizanit në javën e parë të Superiores. Në një prononcim për “RTSH”, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, shprehu opinionin e tij për këtë takim.

bandicam 2022-08-20 21-41-46-936

“Futbolli i ka këto. Por duhet të vazhdojmë. Futbolli kështu është si për ne e për atë. Më vjen keq për çunat. Mendoj se pjesën e parë se Partizani.

Ne kishim mundësi sepse Xheksoni ka vetëm dy javë që stërvitje. Duhet të ishim pak më të shpejtë. Kishim mundësin ë për të kaluar 2-1.

Shumica e njohin kampionatin shqiptar. Mendoj se ishte një mungesë e përqendrimit.

Duhet kohë që lojtarët të njihen me njëri-tjetrin. Është ndeshja e parë, por presim që në ndeshjet në vazhdim të jemi më të përqendruar.

Në pjesën e parë ishte një lojë drejt sulmit. Pjesa e dytë nuk shkoi siç duhet. Patëm momentet tona, por që do të përpiqemi për ndeshjet e tjera”, u shpreh Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"