Humbja në Ligën e Konferencë, Totenhemi regjistron rekordin historik negativ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 9:26


Humbja në Ligën e Konferencë, Totenhemi regjistron rekordin historik negativ

Totenhemi i mposht në sfidën e parë të Ligës së Konferencës, nga portugezët e Paços de Ferreira, me rezultatin 1-0, duke regjistruar kështu një rekord historik negativ.

Totenhem

Totenhem është skuadra e parë angleze që ka humbur ndeshje në të gjitha kompeticionet europiane, duke përfshirë: Champions League, Kupën e Kupave, Europa League, Kupa Intertoto dhe Conference League.

Goli i Lukas Silva në minutën e 45-të, ishte ai që vendosi sfidën. Skuadra e Espirito Santo, do të tentojë përmbysjen në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave.

Londinezët do të kërkojnë një biletë për në grupet e Ligës së Konferencës. Kujtojmë që finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL