Humbja në kampionat, trajneri njofton largimin nga drejtimi i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 23:46

Humbja në kampionat, trajneri njofton largimin nga drejtimi i Tiranës

Johanes Tafaj nuk është më trajneri i Tiranës U-21. Këtë e ka njoftuar vetë trajneri, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij, njofton se largohet nga drejtimi i skuadrës bardheblu.

124954820_395955175081243_3897940971543651655_n

Nuk dihen shkaqet e këtij largimi, por mund të jenë të lidhura edhe me rezultatin e javës së parë në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarët, ku skuadra kryeqytetase u mposht me rezultatin 3-0 nga Bylisi.

Tafaj ishte pjesë e bardhebluve prej 4 vitesh, ku ka qenë trajneri i skuadrës së U-17 dhe U-19, por edhe zv. Trajner te ekipi i parë i Tiranës në sezonin e kaluar.

Postimi i Tafajt:

Pas 4 vitesh ku përjetova nga emocionet më të mëdha, nga trajner i Tiranës U-17 te U-19, Tirana B dhe risia U-21, por edhe si zv-trajner për disa javë në ekipin e parë të Tiranës , në vitin ku u shpallëm kampionë. Dua të mbyll këtë rrugëtim këtu, duke falënderuar pafund, drejtorin e Akademisë, presidentin, por edhe çdo njeri që më ka mbështetur në këtë aventurë, që nuk do ta harroj kurrë. Me plotë goja, faleminderit Tirona!

tafaj postimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"