Ish-përgatitësi i Partizanit “shpërthen” ndaj Lerdës: Person i mjerë, gomari që e kujton veten kalë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 11:43

Ish-përgatitësi i Partizanit “shpërthen” ndaj Lerdës: Person i mjerë, gomari që e kujton veten kalë…

Partizani u mposht ditën e djeshme në derbi nga Tirana, teksa kishte afro 6 vite që të kuqtë nuk njihnin humbje në derbi.lerda-sakone

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të shumta ishin kritikat për teknikun Lerda nga tifozët, teksa konsiderohet ai si personi fajtor për humbjen e ndeshjes. Pas sulmeve nga tifozët, një sulm tjetër për teknikun italian ka ardhur edhe nga një ish-bashkëpunëtor i tij.

Korrado Sakone i cili deri në gusht ishte përgatitësi atletik i Partizanit, por u largua për shkak të një krisje me trajnerin, ka sulmuar këtë të fundit në “Instagram”, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
79359895_435015537194368_1588737866266050560_n

Nëpërmjet dy shprehjeve napolitane, Sakone ka sulmuar Lerdën ku shkruan: “Person i mjerë dhe profesionalisht mediokër.”
78647323_1037949823219097_8110573880503959552_n

Ndërsa në një foto pak më vonë shkruan: “Gomari që e kujton veten kalë, e kupton budallallëkun e tij në momentin kur i duhet të kapërcejë pengesat.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"