Humbja ndaj Valencias, flet Setien: Ekipi nuk më pëlqeu, do të marrim masat për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 9:37

Humbja ndaj Valencias, flet Setien: Ekipi nuk më pëlqeu, do të marrim masat për…

Kike Setien e pranon se Barcelona e tij nuk ishte në formë dhe nuk i bëri gjërat ashtu siç duhet kundër Valencias.Quique-Setien

“Nuk ishim mirë, sidomos në pjesën e parë. Ekipi nuk po gjente dot rrugën për të shkuar te porta kundërshtare. Gjithashtu nuk ishim të pozicionuar mirë në fushën e lojës. Tani duhet të punojmë për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar në shumë gjëra.

Nuk më pëlqeu ekipi. Valencia ishte përgatitur më mirë dhe na vuri në vështirësi me rastet e saj. Ne në të dytën mund të futeshim në lojë, por nuk shënuam.

Do ta analizojmë mirë këtë humbje dhe do të marrim masat për të ardhmen. Sulmi? Nuk flas për merkaton. E kam thënë shumë herë këtë gjë”, tha Setien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"