Humbja ndaj Totenhemit, Murinjo: Unë kam më shumë tituj se 19 trajnerët e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 9:14

Humbja ndaj Totenhemit, Murinjo: Unë kam më shumë tituj se 19 trajnerët e Premier Ligës

Zhoze Murinjo nuk gjen arsye të forta për ta shpjeguar humbjen që pësoi skuadra e tij ndaj Totenhemit dhe thotë se gjatë gjithë javës kishin punuar në mënyrë perfekte për këtë sfidë. “Kishim punuar gjatë javës në aspektin taktik dhe nuk donim të humbnim, por rezultati është ndryshe.

Murinjo

Në pjesën e parë ne patëm shumë raste për të shënuar dhe rezultati mund të kishte shkuar 2-0, 2-1 ose 3-0 për ne. Sigurisht që diçka do të ndryshonte, por nuk shënuam. Jam i kënaqur mbi të gjitha nga reagimi i tifozëve. Ata qëndruan dhe na duartrokitën, sepse ata nuk lexojnë gazeta apo të shohin televizor.

Ata janë shumë të zgjuar për të kuptuar situatën që po kalon skuadra”, tha fillimisht trajneri i Junajtid. I pyetur nëse e ndien që e ka grupin me vete apo e kanë tradhtuar, ai e mohon këtë të fundit. “Merkato është e mbyllur dhe tani nuk mund të bëjmë asnjë lëvizje deri në janar. Nuk dua të them asgjë tjetër në lidhje me këtë temë. Besoj se të gjithë e panë që ekipi është i bashkuar. Ne luftuam të gjithë si grup.

920x920

Dhe më besoni që në një ekip nuk ka grup pa trajnerin, por ne jemi”, vazhdoi më tej fjalën e tij portugezi. Në konferencë nuk e fshehu krenarinë. “Unë kam 3 tituj në Angli, ndërsa 19 trajnerët e tjerë që drejtojnë këtu ndoshta kanë 2 të gjithë së bashku. Kështu që meritoj pak respekt. Unë kur kam faj, e pranoj dhe ndaj Sevijës vitin e kaluar thashë se ata e merituan”, përfundoi Murinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"