Humbja ndaj Tërbunit, shpërthen trajneri Kraja: Arbitra hajdutë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2017 | 12:35

Humbja ndaj Tërbunit, shpërthen trajneri Kraja: Arbitra hajdutë!

Vllaznia B pësoi dje një tjetër humbje në shtëpi, pasi u mund nga Tërbuni me rezultatin 1-0. Sipas shkodranëve kjo humbje erdhi si pasojë e arbitrimit të dobët. Është vetë trajneri i skuadrës së Vllaznisë B, Ervis Kraja, i cili në një status në faqen e tij në “Facebook”, shkruan: “Vllaznia-B, djem të mirë e me zemër të madhe.

elvis kraja

Shpresojmë që në janar e mbrapa, mundin e djersën tuaj nuk do t’ua hedhin poshtë këta arbitra (hajduta)”, shkruante Kraja në profilin e tij duke shprehur mllefin ndaj gjyqtarëve.

Duhet thënë se Vllaznia B ka qenë në një formë shumë të mirë deri tani, por humbja me Tërbunin ditën e djeshme ka qenë e papritur. Synimi i Vllaznisë B është mbijetesa në Kategorinë e Parë dhe në ekip janë të bindur se do t’ia arrijnë qëllimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"