Humbja ndaj Skocisë, ja notat e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 13:48

Humbja ndaj Skocisë, ja notat e kuqezinjve

STRAKOSHA 5 – Në pjesën e parë e ndihmon shtylla, ndërsa në të dytën e tradhton arbitri anësor që nuk sheh golin pozicion jashtë loje. E megjithatë, në daljen e golit të dytë mund të bënte diçka më mirë.

HYSAJ 5,5 – Duel i vështirë me Robertsonin, por ia del mirë në pjesën e parë. Në të dytën, kur Panuçi bën lëvizjen fatale me 3 qendërmbrojtës, e humbet fillin, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës.

77bc1ab3-4729-4ce0-baa1-1ead9a37e47e

VESELI 5
– Lufton djaloshi i Empolit, por skocezët janë të tërbuar në fushë dhe ai i sheh vazhdimisht para fytyrës. Më i sigurt në mbrojtjen me 4, por manovrat me Gjimshitin ende nuk janë automatizuar.

GJIMSHITI 5 – I pafat te përplasja e topit në golin e parë të skocezëve, por gjithsesi luftoi shumë dhe shpëtoi ekipin disa herë nga katastrofa. Gjigant mes gjigantëve vendës, edhe pse në fund u detyrua të shihte dy herë topin në rrjetë.

BINAKU 4,5 – Ku shkoi djaloshi që pamë me Izraelin? Asnjë inkursion për të qenë, i pasigurt në mbrojtje dhe shumë pak agresivitet ndaj disa skocezëve që po linin hapësira pa fund mbrapa. Zhgënjyes.

LILAJ 5 – Vertikalizime për t’u pasur zili, por sa shumë vuajtje kur skocezët i bëjnë presing. Vetëm Xhaka nuk mjafton për ta mbrojtur dhe për lënë të lirë ndërtojë si duhet aksione sulmuese. Humbi topa të rrezikshëm para mbrojtjes.

697e9107-ede3-403b-b571-75464a0bdb7f

XHAKA 5
– Lufton si të mundet dhe sa mundet, por nuk mund ta japë ai pasimin final. Në disa dalje personale mund edhe ta pasojë topin, por gjithsesi është po aq i paqartë sa edhe pjesa tjetër e skuadrës.

MEMUSHAJ 5 – Përplaset, luan nga krahët, pastaj futet në qendër, por asnjëherë nuk është efikas sa duhet. I “pikoi” Balajt një top fantastik në pjesën e parë, por shkodrani e kishte harruar fatin në Çeçeni…

GAVAZAJ 4,5 – Të zëvendësosh Roshin nuk është e lehtë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jesh i padukshëm. Asnjë inkursion për të qenë, asnjë pasim për Balajn dhe dobët në fazën mbrojtëse. I padukshëm. (Nga min 46′ Prenga 5 – Sapo hyn në fushë, Shqipëria pëson gol. Më pas skuadra çorientohet e gjitha dhe kontributi i tij bie pak në sy)

NDOJ 4,5 – Ka shumë dëshirë djaloshi, por nuk është gati për ndeshje të tilla. Mbron pak, shtyn akoma më pak dhe lexon me vështirësi aksionet e rivalëve. Zgjedhje e diskutueshme e Panuçit. (Nga min 66′ Manaj – 5 Asnjë shkëndijë për t’u mbajtur mend. Thjesht një shëtitës në fushë).

53a714ca-21dc-441c-a665-1d08afd9ac4a

BALAJ 4,5
– Katër raste për gol. Shumë për një skuadër si Shqipëria. Lufton si luan fizikisht, por duhet të kalibrojë shënjestrën. Kuqezinjtë nuk e kanë luksin të shpërdorojnë aq shumë dhe shkodrani e di mirë. Fizikisht super, por nuk ka fat.

TRAJNERI KRISTIAN PANUÇI 4,5 – Luan katenaço dhe në fund humb 2-0. Nuk qëllon asnjë nga zëvendësimet, skuadra luan sipas qejfit të saj dhe qartazi nuk ka një plan B kur është në disavantazh. Nuk të nderon gjithnjë Strakosha o Panuç…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"