Humbja ndaj Skënderbeut, Gjici mbledh menjëherë skuadrën dhe i kërkon llogari trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 10:49

Humbja ndaj Skënderbeut, Gjici mbledh menjëherë skuadrën dhe i kërkon llogari trajnerit

Humbja me Skënderbeun shqetësoi pa masë presidentin e Kukësit, Safet Gjici, i cili nuk ka duruar dhe, menjëherë sapo stafi teknik është kthyer nga Kukësi, ka bërë një mbledhje te rezidenca e tij në kryeqytet.

gjici

Gazeta mëson se takimi ka zgjatur rreth një orë, ku presidenti ka shprehur hapur indinjatën e tij për këtë humbje që ai s’e priste, ndërkohë që i ka kërkuar llogari trajnerit cilat ishin shkaqet që ekipi humbi para tifozëve dhe, aq më tepër, ndaj një rivali direkt.

Burime të “Panorama Sport” tregojnë se kreu i klubit kuksian, përveçse i ka thënë trajnerit se kjo ishte një ndeshje mjaft e dobët dhe se ai është i mërzitur së pari nga loja dhe së dyti nga rezultati, e ka pyetur se deri ku mund të shkojë ky Kukës.

Mësohet se trajneri e ka pranuar që ekipi nuk tregoi më të mirën, ndërsa ka marrë përgjegjësitë për humbjen. Mlladen Milinkoviç i ka premtuar se në ndeshjet në vijim skuadra do të fitojë. Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht, Gjici kërkon nga stafi të merren tri fitore radhazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"