Humbja ndaj Milanit rezulton fatale, Xhenoa shkarkon Andrij Shevçenkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 13:32

Humbja ndaj Milanit rezulton fatale, Xhenoa shkarkon Andrij Shevçenkon

Ndodhi ajo që pritej! Andrij Shevçenko nuk do të jetë më trajner i Xhenoas. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi italian ka komunikuar shkarkimin e ukrainasit nga stoli i skuadrës. Humbja ndaj Milanit në Kupën e Italisë, rezultoi fatale për ish-sulmuesin legjendar.

sheva

Sheva e drejtoi Xhenoan në 11 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe ka marrë vetëm 3 barazime në Serinë A dhe 1 fitore në Kupë.

“Xhenoa komunikon se trajneri Andrij Shevçenko nuk është më në drejtimin e skuadrës. Klubi falënderon trajnerin dhe stafin për punën e bërë gjatë këtyre muajve”, shkruhet në deklaratë zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"