Mihajloviç flet pas humbjes në “San Siro”: Mallkuar qofsha që e bëra të debutonte me Milanin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:45


Mihajloviç flet pas humbjes në “San Siro”: Mallkuar qofsha që e bëra të debutonte me Milanin…

Milani fitoi në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa mposht ditën e djeshme Bolonjën me rezultatin 2-0.

donaruma mihajlovic

Ishte një ndeshje ku të dyja skuadrat krijuan volum loje, duke pasur disa raste të tjera për shënim. Pas ndeshjes, trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, është shprehur se ishte një ndeshje me raste, duke thënë më shaka se është i mallkuar që i dha debutimin Donarumës te Milani.

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Ne krijuam volum loje deri në fund, kishim shanset tona dhe disa episode kundër. Ata kishin Ibrën, ne jo. Suedezi i krijoi të gjitha rastet e rrezikshme. Nuk thashë se po të kishim Ibrën do ishim më të fortë, por po them që ai bëri ndryshimin, gjithçka që krijuan ata erdhi nga këmbët e Zlatanit. E interpretuam shumë mirë lojën, kishim më shumë gjuajtje dhe shanse, por nuk ia dolëm.

Donaruma? Mallkuar qofsha që e bëra të debutonte me Milanin. (qesh) Gjithmonë bën mrekulli ndaj meje! Megjithatë jamë shumë i lumtur për të.”, u shpreh Mihajloviç.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com