Humbja ndaj Majorkës, Ançelotit nuk i del e keqja: Ramë në grackë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 20:49

Humbja ndaj Majorkës, Ançelotit nuk i del e keqja: Ramë në grackë

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, nuk e beson ende si ka dalë pa pikë nga transferta në Majorka të dielën pasdite. Reali u mund nga Majorka 0-1, në një takim që ngjalli polemika për faullet e panumërt të vendësve ndaj Madridit dhe në veçanti ndaj Viniciusit.

dndndmd

Trajneri italian pas ndeshjes pati deklaruar se kjo ishte një ndeshje e rëndë. Ndërkohë, mediat spanjolle pranë Madridit kanë saktësuar se një qëndrim të tillë, trajneri italian ia ka përsëritur skuadrës edhe në avion gjatë udhëtimit të kthimit nga Majorka në Madrid.

“Duhet ta kishim fituar atë ndeshje – u ka komunikuar Ançeloti ndihmësve të tij – Por për fat të keq kemi rënë në kurthin e Aguirres. Ata shënuan shpejt dhe më pas ndërtuan si një sistem mbrojtës tepër të ashpër. Më e keqja është se nuk ditëm të dalim nga kurthi i tyre”. Kujtojmë se me rezultatin 0-1 për Majorkën, Reali shpërdoroi dhe një penallti me Asension.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"