Humbja ndaj Lushnjës, trajneri i Besës: Prisja më shumë, vetëm një gjë më pëlqeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 17:09

Humbja ndaj Lushnjës, trajneri i Besës: Prisja më shumë, vetëm një gjë më pëlqeu

Ndriçim Kashami priste më shumë nga të rinjtë. Trajneri i Besës gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes me Lushnjën, u shpreh:Kashami

“Prisja shumë më tepër nga të rinjtë, në fushë duhet të lëvizin më shumë. Modelin e kishin po brenda ekipit. Stili e spektakli i Gonçalves ishte i vetmi që më kënaqi.

Ne vërtet jemi një skuadër pa objektiva, por dua t’u kujtoj futbollistëve të rinj se po veshin një fanellë që peshon shumë dhe jo gjithmonë mund t’u vijë një rast i tillë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"