Humbja ndaj Lushnjës, reagon Kukësi: Arbitrim i dobët, do të bëjmë ankimim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 20:18

Humbja ndaj Lushnjës, reagon Kukësi: Arbitrim i dobët, do të bëjmë ankimim

Kukësi u mund sot në shtëpi, 1-3 nga Lushnja e vendit të fundit në klasifikim. Ky rezultat shkaktoi furtunë tek klubi verilindor, ku u raportua edhe për tension në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes.

kukesi lusnja

Por, në një deklaratë zyrtare, klubi shprehet se do të nxjerrë përgjegjësit nga stafi teknik dhe lojtarët, por gjithashtu nuk toleron arbitrimin nga gjyqtari Shahini. Verilindorët shprehen se një penallti e padhënë në minutën e 30-të për Ethemin, mund të ndryshonte rrjedhën e takimit. Nga Kukësi shprehen se do të bëjnë edhe ankim për këtë arbitër. Ja reagimi i plotë.

Humbja e sotme në Kukës ndaj Lushnjes 1 – 3. është nga humbjet më të thella në këto 6 vite që Kukësi është në Kategorinë Superiore. Për këtë ndeshje do të ketë një analizë të detajuar, dhe do te nxirren përgjegjësitë e stafit teknik dhe të lojtarëve. Nuk mund të ketë justifikime për këtë paraqitje të dobët. Gjithashtu nuk mund të tolerojmë arbitrimin e dobët nga ana e kryesorit të takimit, Klodian Shahini, i cili në minutën e 30- të, nuk dha një 11 metërsh për Et’hemin, të shkaktuar brënda zonës nga numri Mone. Kjo penallti mund të ndryshonte rrjedhën dhe rezultatin e lojës. Klubi do të bëj ankimim për këtë gjyqtar, i cili nuk i ka kopetencat e duhura për të gjykuar një ndeshje të këtij niveli. Gjithashtu takimi është mbyllur pa mbaruar koha shtesë nga ana e tij. Kujtojmë se ai gjithmonë ka qënë gjyqtar i katërt në takimet e Kategorisë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"