Humbja ndaj Lushnjes, Nevil Dede e ka me gjykimin: Pak lojë efektive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 11:41

Humbja ndaj Lushnjes, Nevil Dede e ka me gjykimin: Pak lojë efektive

Nevil Dede nuk e diskuton ngjitjen e Erzenit, e megjithatë “qan” humbjen në Lushnjë. Trajneri e ka me gjykimin, ndërsa pas ndeshjes tha:

NEVIL DEDE

“Ishte një ndeshje e luftuar, por ne shpërdoruam shumë raste. Ishin 7-8 të tilla. Të dyja skuadrat donin të jepnin më të mirën, por dobët ishte pjesa e gjykimit.

Pati pak lojë efektive dhe shumë ndalesa. Vendimmarrje të gabuara në shumë momente. Lushnja shënoi ashtu si shënoi. Nuk po gjykoj arbitrin për vendimin që mori, por për menaxhimin e ndeshjes.

Na del për detyrë që javën tjetër të kthehemi te fitorja. Të vazhdojmë të qartë drejt objektivave tanë.

Diferenca është -5 pikë. Janë akoma edhe 9 pikë në lojë. Jemi munduar gjatë gjithë sezonit për të qenë ‘Fair Play’ dhe ato grumbullimet e lojtarëve s’më pëlqyen as mua. Duhet të kuptojmë të gjithë që janë nerva loje, ndaj vetë u detyrova të futesha në fushë për t’i ndarë. Në ato momente Lushnja po fitonte 1-0.

Nuk kanë pse të ndodhin. U munduam ta mbanim lojën nën kontroll. Kundërshtari na rrezikoi pak. Ja që nuk ia dolëm dot. E mira është kur ti shënon dhe detyra u takon sulmuesve.

Po një ngërç të tillë e kalon çdo skuadër kudo në botë… Jemi ndërtuar në fillim të sezonit për synime madhore dhe besoj se deri diku e kemi justifikuar investimin. Mund të bëjmë akoma edhe më mirë.

Gjithsesi, duhet të jemi pragmatistë dhe të mendojmë matematikisht, të mbyllim objektivin. U kënaqa që kishte shumë njerëz në stadium. Nuk e di se sa arritëm t’i kënaqnim”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"