Humbja ndaj Liverpulit, Panuçi analizon kuqezinjtë: Milani dhuroi 2 gola, dallimin e bënë detajet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 12:07

Humbja ndaj Liverpulit, Panuçi analizon kuqezinjtë: Milani dhuroi 2 gola, dallimin e bënë detajet

Ish-kuqezi e tashmë trajner, Kritian Panuçi, ka marrë përsipër të bëjë një analizë të shkurtër të Milanit që u pa në disfatën kundër Liverpulit.

kristian panuci

“Menja grushtoi si mundi në dy situata. Mund të bënte më mirë, por fajin e kanë lojtarët që nuk mbulojnë si duhet shënuesit anglezë. Hernandez nuk e ndoqi Salahun e as Kesi s’e lexoi si duhet lëvizjen e Origit në rrjetën e dytë.

Milani mund të ketë pengje nga tri ndeshjet e para ku grumbulloi zero pikë. Golat e pësuar ndaj Liverpulit ishin të shmangshëm, por në Champions detajet janë pikërisht ato që bëjnë diferencën.

Sipas mendimit tim, rruga që ka nisur Milani është e duhura për t’u rritur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"