Humbja ndaj Kukësit, Starova: U pa qartë që arbitrimi ishte kundër nesh, janë të njëjtët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 9:53

Humbja ndaj Kukësit, Starova: U pa qartë që arbitrimi ishte kundër nesh, janë të njëjtët

Situata e trajnerit Sulejman Starova, i cili prej pesë ndeshjesh nuk ndodhet në stol, ka sjellë jo pak pështjellime edhe në ecurinë e ndeshjes. Transmetimi me vonesë i udhëzimeve u pa edhe dje, pasi urdhri për ndërrimin e Atandës ishte dhënë më herët sesa u krye.

starova jorgji

Starova mund të ishte dje në drejtim, nëse klubi do të kishte shlyer me gjobë gjysmën e mbetur të pezullimit (nga tetë në katër). Por klubi, përmes drejtorit Olsi Rama, e bëri të qartë para takimit se nuk do të paguhej, me pretekstin se sjelljet e “Bobit” janë të patolerueshme.

Në përfundim të ndeshjes, Starova ka qenë shumë i nervozuar me gjykimin dhe, nëse nuk do të ishte penguar nga policia, nuk përjashtohet mundësia që ai të përplasej me gjyqtarët. I pyetur nga “Panorama Sport” pas ndeshjes, Starova pohoi se gjykimi ishte i qëllimshëm, pasi mbeten të njëjtët aktorë me të cilët kanë pasur probleme edhe në sezonin e shkuar.

starovaa

“Takimin e lexova nga ana teknike që në pjesën e parë ku gjyqtari na mbyti me kartonë të verdhë. E keni të regjistruar. Një aksion që thyhet me qëllim shoqërohet me karton të verdhë, por ai nuk dha asgjë.

Pas pjesës së parë u lexua qartë që arbitri ishte kundër nesh nga standardi i faulleve dhe ndëshkimeve. Ky është ai që na anuloi golin në Vlorë, ky është ai i rastit të Shkodrës në vitin e kaluar.

Starova

Mos harroni se edhe vjet ndaj Kukësit në ‘Elbasan Arena’ ishte po ky anësori i sotëm që anuloi golin e Ekubanit. Gjithandej po të kërkosh, ky anësori Rexha del protagonist”, u shpreh trajneri Sulejman Starova pas ndeshjes. Kridens Meta është akuzuar edhe vjet nga Starova, si kamikaz dhe i deleguar i federatës për të ndëshkuar Partizanin në favor të Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"