Humbja ndaj Kukësit, Shkëlqim Muça: Tirana nuk e vlerësoi kundërshtarin si duhet, ja gabimi i Egbosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 23:42

Humbja ndaj Kukësit, Shkëlqim Muça: Tirana nuk e vlerësoi kundërshtarin si duhet, ja gabimi i Egbosë

Pavarësisht rezultateve të arritura në ndeshjet e fundit, Shkëlqim Muça në “Rubrika Sportive” është shprehur se Tirana nuk rrezikohet shumë nga dy ndeshjet e fundit, pasi kanë etje për të bërë mirë.Muca

Në analizën e tij, Muça është shprehur se Tirana sot nuk e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen, duke shtuar se ndikuan edhe lëvizjet e shumta në formacion.

“Këtë vit ka etje te Tirana, pavarësisht oscilacioneve të fundit. I ka të gjitha mundësitë ta kthejë lojën. Ndeshja me Bylisin dhe kjo nuk ishin shumë të mira. Deklaratat e presidentit se në këto dy ndeshje e mbyllim kampionatin nuk ndikojnë mirë. Edhe lëvizjet në formacion, sipas mendimit tim ndikuan shumë. Nuk ishte nevoja të bëheshin shumë ndryshime.

Duhet që Tirana të mendonte për kundërshtarin që ka përballë, i cili është ndryshe nga të tjerët. Nuk mund ta përgatisë dhe të luajë njëjtë si me Ballshin ashtu edhe me Kukësin. Megjithatë mendoj se Tirana i ka të gjithë mundësitë të bëjë mirë.”, u shpreh Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"