Humbja ndaj Kamzës, Halili largohet i fundit nga stadiumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 17:57

Humbja ndaj Kamzës, Halili largohet i fundit nga stadiumi

I pranishëm në stadium në ndeshjen hapëse të sezonit ishte si mikpritës presidenti i Tiranës, Refik Halili. Në fund të takimit ai normalisht ka qenë i mërzitur për rezultatin, pasi priste një fitore ndaj Kamzës. Pas ndeshjes, ai ka qëndruar gjatë në zyrën e tij dhe është larguar i fundit nga stadiumi “Selman Stërmasi”.

Halili

Mësohet se Halili ka pasur një diskutim të vogël me drejtuesit e ekipit (nuk përfshihet trajneri), për paraqitjen e skuadrës. Në fakt, Halili ka investuar shumë këtë sezon dhe priste një ekip ndryshe në rikthimin në Superiore, por gjërat në javën e parë për Tiranën kanë shkuar për keq dhe Tirana që në start njohu shijen e humbjes.

tirana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"