Humbja ndaj Kamerunit, Fabinjo: Do të korrigjojmë gabimet, reagojmë në ndeshjen e ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 19:36

Humbja ndaj Kamerunit, Fabinjo: Do të korrigjojmë gabimet, reagojmë në ndeshjen e ardhshme

Ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij, së bashku me Martinelin, njeriu që i ngrohu dorezat portierit të Kamerunit.

Cameroon v Brazil: Group G - FIFA World Cup Qatar 2022

Por për mesfushorin brazilian Fabinjon, ndeshja ishte një këmbanë alarmi për të mos u nënvlerësuar.

“Zbritëm në fushë për të fituar dhe donim që ta mbyllnim sa më mirë këtë fazë grupesh. Por nëse ndërton mbi 15 raste për gol, nga të cilat të paktën 10 ishin situata të rëndësishme për të shënuar, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon dhe duhet korrigjuar sa më shpejt.

Në një Botëror edhe një rast të vetëm duhet ta finalizosh siç duhet, por mendoj se do të bisedojmë të gjithë, do të punojmë dhe do të reagojmë në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"