Humbja ndaj Interit, Ksavi i indinjuar: Na u anulua një gol dhe na u mohua një penallti, arbitri duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 23:43

Humbja ndaj Interit, Ksavi i indinjuar: Na u anulua një gol dhe na u mohua një penallti, arbitri duhet të…

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka mbetur tepër i zhgënjyer nga gjyqtari në duelin ndaj Interit, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-0. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku spanjoll deklaroi se skuadrës së tij iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti. Sipas tij, arbitri duhet të japë shpjegime për vendimet e tij, që sipas Ksavit ishin të padrejta:

ksavi

VENDIMET E GJYQTARIT- Jam i indinjuar me vendimet e arbitrit. Në fillim anulon një gol për prekje me dorë të Ansu Fatit, por golin nuk e shënoi ai. Më pas nuk sinjalizoi asgjë në rastin e Dumfries. Nuk e di, por arbitri duhet të japë shpjegime”, deklaroi tekniku katalan.

NDESHJA-  E kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur me 3-4-3, por vuajtëm shumë në pjesën e parë, Na mungoi rimtin dhe nuk dilnim dot shpejt, u korrigjuam vetëm në 30 minutat e fundit, por kjo nuk mjaftoi, edhe për faj të arbitrit të ndeshjes”,  deklaroi Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"