Humbja ndaj Ilirisë shton rrezikun e rënies, sherr te Devolli pas ndeshjes. Ndërhyjnë forcat e FNSH-së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 10:26

Humbja ndaj Ilirisë shton rrezikun e rënies, sherr te Devolli pas ndeshjes. Ndërhyjnë forcat e FNSH-së…

Iliria është me fat. Goli i Luis Gjinit në të 90-ën i jep 3 pikë të arta skuadrës së Fatmir Salës, që ngjitet në klasifikim. Për Devollin, goli i pësuar në fund “djeg” dhe rreziku i rënies është më pranë se kurrë. Në fund, drejtues të skuadrës mike fillimisht hedhin shishe nga tribuna drejt arbitrave e më pas në dhomën e zhveshjes ka nervozizëm, ngritje zëri, xhama të thyer e ulërima.Devolli stervitje

Kanë ndërhyrë forcat e FNSH-së, por devollinjtë u kanë bërë me dije se kishin diçka mes tyre. Trajneri Fetollari refuzoi që të prononcohej pas ndeshjes.

NDESHJA – Loja nuk ishte në nivelin e kërkuar, por Iliria ishte më kërkuese. Fatmir Sala ishte i dënuar dhe skuadra vendëse u drejtua nga zv.trajneri Afrim Deliu. Iliria iu afrua golit me Pashën dhe më pas me Demirajn, por ata nuk u treguan të saktë para porte. Hasanaj dha shkëndijën e parë për miqtë, por topi kaloi mbi tra.

Lilaj godet traversën dhe më pas Xhaferri lëshon një “predhë” drejt portës së Malit, por sërish s’ka gol. Miqtë tentojnë me Rapon dhe Dukën, por Shera shpëton mrekullisht portën. Në të 43-tën Ivani me kokë zhbllokon sfidën, por vetëm 2 minuta më vonë Iliria fiton penallti dhe Pasha godet saktë. Në pjesën e dytë Iliria është më kërkuese, Gjini dhe Manellari kanë nga një rast, por goli mungon. Duka trondit shtyllën e Sherës, ndërsa në anën tjetër Mali bën pritje spektakolare. Në fund Gjini tund rrjetën me një gol mjaft të bukur, duke i çuar shifrat në 2-1.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"