“Humbja ndaj Erzenit nuk ka ndikuar psikologjikisht te Dinamo”, Shkëmbi: Asi nën mëngë për Teutën? Nëse do të isha unë në fushë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 13:04

“Humbja ndaj Erzenit nuk ka ndikuar psikologjikisht te Dinamo”, Shkëmbi: Asi nën mëngë për Teutën? Nëse do të isha unë në fushë!

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Teutës, në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia”, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp përpara mediave, trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi i cili analizon këtë sfidë:

Bledi Shkembi

 

Humbja ndaj Erzenit – “Humbja në Kupën e Shqipërisë nuk ka ndikuar psikogjikisht, jemi përgatitur me qetësi për ndeshjen me Teutën.”

Teuta – “Kundërshtarin e respektojmë për atë që ka bërë vitin e fundit. Një ekip kampion ka pak pikë ta dobëta dhe ne e dimë këtë.”

Unë asi nën mëngë për Teutën – “Do të isha as nën mëngë, nëse do te isha në fushë, nëse do të luaja akoma, por nuk jam as nën mëngë është ai lojtar që bën diferencën në fushë dhe unë shpresoj ta kem nesër në fushë këtë lojtar.”

Arbitrimi – “Nuk i druhem arbitrimit, Dinamo asnjëherë nuk do të merret me gjykimin, po me atë që duhet të bëjë në fushë.”

Fusha asnjëanëse – “Nuk ndikon, sepse në keto kohe pandemie na duket njësoj, në çdo fushë. Do të ishte mirë që të kishim sa më shumë tifozë, por tani këto janë kushtet.”, përfundoi Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"