Humbja ndaj Egnatias, Milinkoviç: Lojtarët do japin llogari te ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 14:27

Humbja ndaj Egnatias, Milinkoviç: Lojtarët do japin llogari te ne

Pas humbjes surprizuese ndaj Egnatias në Kupë, trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, u shpreh tepër i zhgënjyer me atë që skuadra e tij tregoi në fushën e lojës. Në një prononcim pas ndeshjes serbi deklaroi:

Milinkovic

“Kukësi që luajti përballë Egnatias nuk ishte ai i kampionatit. Menduam t’u japim hapësira lojtarëve të stolit, pasi siç dihet ne na pret një sfidë me Partizanin. Takim të cilin e vlerësojmë maksimalisht sepse vlen shumë në ecurinë tonë. Për humbjen e sotme dhe asaj të mëparshme me Tiranën, lojtarët do të japin llogari te ne”.

Egnatia-Kukesi 1-0

Ndërsa tekniku i Egnatias, Vladimir Gjonaj, tha: “Arritëm një fitore bindëse ndaj Kukësit. Duke bërë një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave. Goli na bëri që të jemi më të lirshëm në lojën tonë”.

Gjoni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"