Humbja ndaj Dritës së Shpëtim Duro, Josa: Kundërshtari e kishte si ndeshje të fundit, ndërrimi i trajnerit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 11:49

Humbja ndaj Dritës së Shpëtim Duro, Josa: Kundërshtari e kishte si ndeshje të fundit, ndërrimi i trajnerit…

Prishtina e Mirel Josës u mposht ditën e djeshme me rezultatin 1-0 nga Drita e Shpëtim Duros. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, Josa tregoi se skuadra e tij e dominoi ndeshjen, por skuadrës i mungoi pasi i fundit. Tekniku kryeqytetas vlerësoi emërimin e Duros në krye të Dritës. Sipas Josës kjo ishte një plus për skuadrën kundërshtare.

bandicam 2018-09-23 18-04-12-484

“Dominohet ndeshja kur fitohet, je konkret. Ne ishim në pjesën e parë më konkrete dhe nuk  lamë asnjëherë të goditej në portën tonë, duke mos u afruar asnjëherë. Në pjesën e dytë kishim topin në zotërim më shumë, por e humbëm topin majtas dhe na u shënua goli. Ishte i vetmi rast kur skuadra kundërshtare erdhi në portën tonë, kjo nuk është justifikim për mua.

Konkurrenca është ndryshe në Kosovë. Nuk është problemi vetëm te shënimi i golave që nuk vijnë, por edhe te pasimi i fundit. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm të pasonim për shokët.

Ndërrimi i trajnerit, është një plus për skuadrën kundërshtare, se të gjithë futbollistët ishin të mobilizuar maksimalisht për të dhënë maksimumin. Drita e kishte si ndeshje të fundit për luftën për të qenë ku i takon”, u shpreh Josa për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"