Humbja ndaj Çelsit, Konte: Diferencat janë të mëdha, klubi e di mendimin tim për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 11:04

Humbja ndaj Çelsit, Konte: Diferencat janë të mëdha, klubi e di mendimin tim për merkaton

Antonio Konte pranon dominimin e Çelsit që e mundi për herë të tretë në po kaq javë.

Carabao Cup - Semi Final - First Leg - Chelsea v Tottenham Hotspur

“Është i njëjti mendim si i ndeshjeve të fundit. Unë isha shumë i qartë. Në këtë moment diferenca mes Totenhemit dhe Çelsit është shumë e thellë.

E thashë këtë përpara se të humbnim tri ndeshje në 10 ditë dhe kjo tregon se kundërshtari është më i fortë se ti në çdo aspekt. Por, unë jam krenar për lojtarët e mi, sepse bënë një ndeshje të mirë.

Ndonjëherë nuk mjafton të japësh 100%. Ka shumë pika ku ne duhet të përmirësohemi, jo vetëm në fushë, po në të gjitha aspektet. Për Çelsin ishte një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. J

emi në një pozicion të mirë në tabelë dhe shpresojmë që të qëndrojmë deri në fund. Nuk e konsideroj merkaton diçka shumë të rëndësishme. Nëse do të shfaqet mundësia, unë kam folur me klubin dhe ata e dinë vizionin tim”, tha italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"