Humbja ndaj Bylisit, Ilir Daja: Ja çfarë nuk më pëlqeu në sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 19:14

Humbja ndaj Bylisit, Ilir Daja: Ja çfarë nuk më pëlqeu në sfidën e sotme

Skënderbeu u mposht ditën e sotme ndaj Bylisit me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në prononcimin pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës korçare u shpreh:

bandicam 2020-06-11 19-10-08-281

“E dinim që do kishim një ndeshje të vështirë, nga mënyra si luan Bylisi do na i vështirësonte gjërat. Ishim të detyruar për disa rotacione. Nuk mund të vazhdonim përsëri me të njëjtën gjendje. Ajo që nuk më pëlqeu ishte fakti që pas pësimit të golit u prishën ekuilibrat.

Të gjithë e dimë që këto ndeshje nuk janë 90 por 180 minuta. Më vjen keq që e prishëm serinë e rezultateve pozitive. Bylisi ka bërë një hap të rëndësishme. Do të tentojmë të përmbysim në ndeshjen e dytë. Më vjen keq që na kapën në kundërsulme disa herë. Në fund fare ekuilibri taktik është përgjithësi e trajnerit. Dyluftimet nuk ishin në nivelin e duhur.

Jo se nuk kemi besim te pjesa tjetër lojtarëve, por ata nuk duhet të prishin ekuilibrin. Sot kishim mangësi në manovër. Gjithsesi në këtë kampionat të ngjeshur do na duhen të gjithë. Riskuam për të fituar disa lojtarë të tjerë, përveç atyre që kemi në formacionin bazë”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"