Humbja ndaj Bylisit, Daja e ka me gjyqtarin: Nuk u veprua me standarte të njëjta për të dyja skuadrat, ja ku na dëmtuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 19:20

Humbja ndaj Bylisit, Daja e ka me gjyqtarin: Nuk u veprua me standarte të njëjta për të dyja skuadrat, ja ku na dëmtuan

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja është shfaqur i pakënaqur me mënyrën se si gjyqtari e drejtoi ndeshjen, teksa u shpreh se ishte me dy standarte. Tekniku i korçarëve është shprehur se arbitri jepte shumë goditje dënimi në mesfushë dhe prishte kundërsulmet e bardhekuqve.bandicam 2020-06-20 19-15-42-416

“Në fakt ashtu siç shkoi loja mërzia është prezentë. Ne duhet të jemi të qetë, pasi pas gjithë atyre rezultateve pozitive dhe do vinte. Nuk merrem me penalltitë. Por më shqetëson fakti se duhet të mbrojmë lojtarët nga dëmtimet, pasi me këtë profesion ushqehemi. Nëse e shikon Skënderbeu ka më shumë kartonë se skuadrat e tjera dhe do i kërkojmë futbollistëve të jenë më të qetë.

Nëse i bëjmë një analizë ndeshjes, shikojmë se sa faulla janë dhënë në mesfushë kur niseshim ne në kundërsulm. Penalltia është gjëja e fundit që e mendojmë. Janë shumë kartonë në mesfushë që pengojnë kundërsulmin, Ne e kishim ndërtuar ashtu ndeshjen për ta kapur kundërshtarin në kundërsulm pasi ata luajnë prapa. Nëse lojtarët ndëshkohen për ne, atëherë edhe kundërshtari duhet të ndëshkohet. Arbitri duhet të ketë standarte të njëjta për të dyja skuadrat.

Për këtë ndeshje, Meksi na prishi shumë punë, pra dalja e tij. Dita dhe Pollozhani na ndihmojnë shumë dhe ndihej mungesa e tyre. E sakrifikuam edhe Jashanicën, pasi ai u kthye pas vetëm 2 ditësh. Goditja e marrë e Meksit e detyroi atë të largohej nga fusha.

Nuk po fals e dha apo jo penalltinë. Unë po flas për gjerat janë të dukshme. Nëse e dha penalltinë unë di ta menaxhoj ekipin tim. Ai e ndaloi 8 herë aksionin dhe për të po flas edhe unë.”, u shpreh Daja për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"