Humbja ndaj Burrelit, shpërthen trajneri i ekipit të Kategorisë së Parë: Nga java në javë këta arbitra bastardë po na ndëshkojnë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 14:34

Humbja ndaj Burrelit, shpërthen trajneri i ekipit të Kategorisë së Parë: Nga java në javë këta arbitra bastardë po na ndëshkojnë!

Klodian Arbëri vazhdon ta ketë me gjykimin, që sipas tij po i bëhet “fobi” Tomorit. Pas ndeshjes, trajneri tha se goli i parë i Burrelit ishte pozicion jashtë loje.

Arberi

“Nuk ishim mirë pjesën e parë, ndërsa në të dytën me disa zëvendësime për t’i dhënë freski ekipit. Nuk ia dolëm, pasi u ndëshkuam me golin e dytë.

Kam kontestime për gjykimet që po bëhen. Nga java në javë këta bastardë arbitra, si ky i sotmi (i së shtunës), po na ndëshkojnë pa mëshirë. Ku di unë a e kanë qëllimisht…

Po ta shihni golin e parë do të qeshni me të madhe, pasi është dukshëm pozicion jashtë loje.

Ma kanë futur ekipin në panik këta, aq sa gjyqtarët po na kthehen në ‘fobi’. Nuk e meritojmë që të jemi në renditje këtu ku jemi, por kemi pasur ndeshje dhe shorte të këqija.

Pa justifikimin me të vogël, po na mbysin arbitrat si jashtë dhe brenda në shumë ndeshje”, tha tekniku beratas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"