Humbja ndaj Besëlidhjes, flet Abazaj: Kjo nuk ka nodhur kurrë te Pogradeci, ndërrimet nuk e justifikuan futjen në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 11:06

Humbja ndaj Besëlidhjes, flet Abazaj: Kjo nuk ka nodhur kurrë te Pogradeci, ndërrimet nuk e justifikuan futjen në fushë

Pogradeci u mposht 3-2 nga Besëlidhja në një ndeshje spektakolare ditën e djeshme në “Elbasan Arena” dhe liqenorët kanë humbur mundësinë për të luajtur me Vllazninë dhe të ngjiten në Superiore.

Abazaj222

Pas humbjes, trajneri Ardjan Abazaj ka fajësuar të tijtë, sidomos lojtarët që hynë nga stoli: “Nuk kishim fat, por më vjen keq, sepse këto gabime nuk janë bërë kurrë në ekipin tim. Kjo më vrau jashtë mase. E kishim ndërtuar lojën për të fituar, por po nuk shënove, do ta pësosh.

Ndërrimet nuk e justifikuan futjen në fushë. Lojtarë si Shyti dhe Hysenllari nuk dhanë atë që duhej. Kur shënuam të dytin, thashë të merrja masa për ta tërhequr ekipin lezhjan. Jam i kënaqur nga ajo çfarë kanë bërë djemtë në këtë kampionat, na takonte diçka më shumë sot.

E ardhmja? Nuk varet nga ana ime, do ta shohin drejtuesit e ekipit, nuk e kemi vendin me tapi. Nëse do të jem, ky grup do të ruhet dhe do të shohim çfarë afrojmë nga të rinjtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"